Auditimi i jep besueshmëri biznesit tuaj, duke rritur besimin dhe duke forcuar integritetin dhe besueshmërinë e ekipit tuaj drejtues.
Kryejmë auditime me cilësi të lartë që i shtojnë vlerë biznesit tuaj, përmes mjeteve të fuqishme të auditimit, njohjes së thellë të veprimtarisë suaj dhe përvojës së njerëzve tanë, duke respektuar standardet më të larta të pavarësisë, etikës dhe objektivitetit profesional dhe duke zbatuar përsosmëri teknike. Partnerët dhe menaxherët tanë janë kontabilistë të kualifikuar e të certifikuar, anëtarë të IEKA dhe ACCA, me certifikata ushtrimi të profesionit për kryerjen e auditimeve ligjore.
Përfshirja e lartë e partnerëve dhe menaxherëve në shërbimet tona ndërton marrëdhënie te të cilat mund të mbështeteni për auditimin dhe nevojat e biznesit tuaj.
Çfarë ofrojmë
Auditim ligjor
Auditime të pasqyrave financiare sipas IFRS dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, siç kërkohet nga legjislacioni vendas ose me kërkesë vullnetare.
Rishikim i pasqyrave financiare
Rishikime të pasqyrave financiare dhe të informacionit financiar.
Procedura të rëna dakord
Procedura të rëna dakord me ju dhe raportim i gjetjeve faktike për to.
Raporte të tjera sigurie
Transaksione me kapitalin themeltar, rishikime të sistemeve të informacionit dhe shërbime të tjera sigurie.
Qasja jonë
Përdorim një metodologji auditimi të bazuar në risk, që kërkon njohje të plotë të organizatës suaj, të qëllimeve dhe objektivave të saj, të risqeve kryesore të biznesit, të operacioneve dhe proceseve financiare. Kjo njohje është themeli i një sigurie efektive dhe na jep vështrime që i përdorim për t’ju sjellë vlerë të mëtejshme.
IFRS vazhdojnë të paraqesin sfida të rëndësishme në përgatitjen dhe përdorimin e pasqyrave financiare. Ekspertiza dhe përvoja e partnerëve dhe menaxherëve tanë në zbatimin e standardeve garantojnë një proces të qetë dhe pa stres.
Forca jonë më e madhe janë njerëzit tanë. Investojmë burime të konsiderueshme në trajnimin dhe rekrutimin e talenteve cilësore, me një sistem formal mentorimi, zhvillimi dhe vlerësimi të performancës.
Të rishikuar në mënyrë të pavarur. Performanca jonë vlerësohet përmes Programit të Sigurimit të Cilësisë të Nexia International dhe nga autoritetet vendase mbikëqyrëse, përfshirë Bordin Publik të Mbikëqyrjes në Shqipëri dhe IEKA. Lexoni raportet tona të transparencës.
Pyetje që dëgjojmë shpesh
A jeni të licencuar për të kryer auditime ligjore?
Po. Jemi të licencuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), me numër regjistrimi 166, datë 30 korrik 2009, për të kryer auditime ligjore të pasqyrave financiare kur kërkohet nga legjislacioni vendas ose me kërkesë vullnetare.
Të zgjedhim një auditim vullnetar apo një rishikim të pavarur?
Për kompanitë që nuk kanë detyrim për auditim ligjor, zgjedhja mes një auditimi vullnetar dhe një rishikimi të pavarur është një vendim i rëndësishëm me pasoja të gjera. Partnerët tanë janë në dispozicion për ta diskutuar me ju në hollësi, përfshirë kostot kundrejt përfitimeve të secilit.


